Sa shumë e kritikuan dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë në Shqipëri. Abazaj ishte një prej atyre që kuptoi se në vendin tonë, kur je mirë, të gjithë të duan. Ndërsa kur gjërat nisin të përkeqësohen, atëherë të gjithë vihen në garë për të dhënë goditjen e fundit.
Gjithsesi për dytën herë, Abazaj e tregon se mbetet i njëjti, ai që kapi majën e vlerësimeve gjatë kohës që luante me Luftëtarin. Pasi shkëlqeu pak kohë më parë me rezervat e Andërlehtit, këtë gjë e bën sërish, po me të njëjtin ekip.
Në takimin ndaj Lokerenit, futbollisti shqiptar do të ishte më i miri i takimit, duke dhuruar edhe pasimin vendimtar për golin e vetëm të shënuar. Këtë herë lojtari i Shqipërisë ka arritur të shënojë në minutën e 57, në fitoren që Anderlehti mori me rezultatin 0-4 ndaj Mousron . /Shqiperia.ch/