You are here
Home > Futboll Bota > Abazaj debuton dhe për trajnerin duan largimin, flet mesfushori: Nuk po i kuptoj, po punon shumë mirë

Abazaj debuton dhe për trajnerin duan largimin, flet mesfushori: Nuk po i kuptoj, po punon shumë mirë

Skuadra e Andërlektit pak çaste më parë mori një humbje tepër zhgënjyese nga ekipi i Cercle Bruge, me rezultatin e ngushtë 2-1. Përtej përfundimit të kësaj sfide, mesushori i Kombëtares tonë, Kristal Abazaj, arriti të bënte debutimin e tij për herë të parë në kampionatin belg.

Abazaj prej 3 muajsh është pjesë e Andërlekt, ndërsa vetëm sot arriti ta vishte këtë fanellë dhe të luante për më shumë se 20 minuta.  Kjo mungesë e gjatë e tij, vjen ndoshta është edhe për faj të trajnerit Vanhaezebrouck, i cili nuk e ka preferuar shumë shqiptarin. Pas humbjes së sotme, komentet negative kundrejt tij kanë qënë të shumta, si nga media ashtu edhe nga tifozeria e Andërlekt.

Menjëherë pas ndeshjes, lojtari i skuadrës belge të Andërlekt, Seven Kums, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, teksa është shprehur se nuk arrin ti kujtojë reagimet negative kundrejt numrit një të pankinës që shkojnë në një largim të mundshëm të trajnerit. Gjithashtu ai thekson se Vanhaezebrouck, po bën një punë të shkëlqyer dhe se i kupton të gjithë që shprehen negativisht për të.

“Unë nuk i kuptoj reagimet e tifizëve në adresë të trajnerit tonë. Ai përqëndrohet deri në detaje edhe për gjënë më të vogël. Vanhaezebrouck po bën një punë të shkëlqyeshme me Andërlektin dhe se na takon ne që luajmë të marrim ato ofendime. Unë e kuptoj që janë të zhgënjyer në rezultat dhe në lojë, por ne po përpiqemi  të rikthejmë lavdinë e dikurshme”, u shpreh mes të tjeras lojtari Kums. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top