You are here
Home > Kombëtarja > A t’ja shesim biçikletën Bashës? Panuçi buzëqesh, Mavraj kthehet më në formë se kurrë

A t’ja shesim biçikletën Bashës? Panuçi buzëqesh, Mavraj kthehet më në formë se kurrë

Disa probleme shëndetësore kanë detyruar Mërgim Mavrajn të lihet jashtë për ndeshjen e fundit të kampionatit, pas atij debutimi pozitiv që bëri me Arisin. Në një ndeshje Kupe, e për të më tepër derbi ndaj PAOK-ut, Mavraj tregoi cilësitë e tij.

Tashmë mbrojtësi i Shqipërisë është më në formë se kurrë dhe është rikthyer normalisht në stërvitje, për t’u përgatitur me Arisin sa i përket ndeshjes së radhës në kampionat. Mavraj shquhet gjithashtu edhe për humorin e tij, ndërsa piketimi i tij për batutat tashmë në Greqi, është gjithmonë Migjen Basha teksa ndodhen në të njëjtën skuadër.

Gjatë ushtrimeve me biçikletë në stërvitje, mbrojtësi shkruan me humor: “Ia kam marrë biçikletën Bashës. A t’ia kthejë apo t’ia shesë?”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top