Odise Roshi ka realizuar një gol të bukur në Rusi, atje ku Akhmat Grozni është duke fituar në shifrat 3-1 kundër R.Volvograd. Sulmuesi shqiptar arriti të tund rrjetën me një veprim të bukur në zonën kundërshtare në minutën e 53, duke bërë një kthesë me gjysmë roveshatë pranë portës kundërshtare.
Vetëm tetë minuta më vonë, sulmuesi shqiptar provon edhe njëherë të djathtën e tij, duke qenë goditje e pakapshme për portierin kundërshtar. Kështu topi do të ndalej në rrjetë dhe Akhmat Grozni është më i qetë për të mbajtur fitoren në këtë përballje të 3 në kampionatin rus, ndërsa sulmuesi shqiptar është aktualisht lojtari më i mirë i takimit. /Sport Ekspres/
52′ ?? Roshi O. pic.twitter.com/eOh0MV4TTB
— MCHAWMAR (@MCHAWMAR1) August 19, 2020