You are here
Home > Kombëtarja > E duan gjigandët e Greqisë, Armando Sadiku kthehet si një histori për merkaton e verës

E duan gjigandët e Greqisë, Armando Sadiku kthehet si një histori për merkaton e verës

Armando Sadiku mbetet ende në pritje për të mësuar ekipin e ri me të cilin do të luajë në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar ka shkëputur kontratën me Levanten që e mbante të lidhur deri në vitin 2021, pasi kjo ishte dëshira e vetë klubit spanjoll. Tashmë situata bëhet edhe më e lehtë për Sadikun, pasi ekipi i ri që e dëshiron në skuadër nuk duhet të paguajë asnjë shifër për të siguruar shërbimet e tij. Së fundmi është zbuluar edhe mundësia e një transferimi të ri për këtë lojtar.

Një histori dashurie që daton disa vite më parë, teksa emri i Sadiku përflitet për të shkuar te gjigandët e Greqisë, Panathinaikosi. Asokohe klubi grek do të zgjidhte një tjetër sulmues, ndërsa tani emri i Sadikut ka shkuar si propozim sërish. Trajneri i Panathinaikosit është duke e shqyrtuar si mundësi, ndërsa lojtari kuqezi shihet si zëvendësuesi ideal i Machedas, që pritet të largohet në këtë merkato. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top