You are here
Home > Kombëtarja > Refuzoi tre herë Greqinë për Shqipërinë, super talenti Mitaj firmos kontratën me AEK-un

Refuzoi tre herë Greqinë për Shqipërinë, super talenti Mitaj firmos kontratën me AEK-un

Mario Mitaj, është ky djaloshi i talentuar nga Vermoshi që shihet me një të ardhme të madhe përpara. Sulmuesi i formuar në akademinë e AEK ka refuzuar tre herë ftesën e Greqisë për t’u mos bashkuar kësaj Kombëtare, pasi vendosi me zemër për Shqipërinë.

Me mbërritjen tek grupmoshat e kuqezinjëve nisi menjëherë që të lërë gjurmë me golat e tij, duke treguar se jo më kot e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te AEK U-16. Por ambienti në Greqi u bë i vështirë dhe presionet e shumta po ndikonin keqazi në hapat e parë të karrierës së Mitaj, duke provuar një aventurë tërëissht të re në një akademi në Spanjë, te Huesca.

Gjithsesi së fundmi kemi zhvillime të reja dhe Greqia e ka pranuar se nuk mund ta ketë në gjirin e saj këtë lojtar. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar se Mitaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste në karrierë, për të qenë pjesë e AEK deri në vitin 2023. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top