Ermir Lenjani është rikthyer në formë pas ndërprerjes së gjatë. Presidenti i klubit dëshironte ta largonte ta largonte për shkak të krizës, por vendimi për të ndryshuar mendje ka qenë i duhuru dhe futbollisti shqiptar është duke ia vërtetuar në fushë. Lenjani ka arritur të fitojë një penallti që në minutën e 7 të takimit. Ekzekutimin do e merrte përsipër një tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, i cili do të humbte duelin me portierin kundërshtar.
Megjithatë do të ishte sërish futbollisti kuqezi ai që do të bëhej protagonist. Në minutën e 30, kur ekipi kundërshtar ishte duke udhëhequr me shifrat 0-1, Lenjani shfrytëzon një top nga Grgic dhe hyn në zonë, nga ku tund rrjetën dhe vendos baraspeshën.
https://twitter.com/FootballSwissEN/status/1275867290840547329