Vetëm pak ditë më parë, “Sport Ekspres” i ka kushtuar një artikull Armando Dobrës, ku vendosnim në pah gjithë cilësitë dhe tiparet e tij, që do ta kthejnë në një nga lojtarët më të mirë që do të ketë Shqipëria. Aktualisht luan me të rinjtë e saj, por njëkohësisht edhe me Ipswich.
Vetëm 18-vjeç, por në Angli përdoret nga ekipi i parë dhe të rinjtë. Këta të fundit kishin një ndeshje ndaj Cardif gjatë ditës së djeshme, për moshën U-23. Takimi përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa goli në pjesën e parë erdhi nga Armando Dobra.
Si realizoi? Një gol që do e kishte zili edhe Lionel Mesi. Me një aksion tërësisht personal dhe pa i pasur askujt, tallet me gjithë ekipin kundërshtar për ta dërguar topin në rrjetë. Padyshim që ky lojtar ka aftësi mahnitëse dhe këtë gjë e kemi përsëritur, pasi nuk është hera e parë që i shfaq. Shqipërinë po e bekojnë emigrantët nga Anglia!
? An impressive solo goal from Armando Dobra as Town U23s drew 1-1 with Cardiff City this afternoon.
? #itfc pic.twitter.com/PwISbUsm5t
— Ipswich Town FC (@IpswichTown) March 9, 2020