Lindon Selahi është padyshim një 21-vjeçar aspak normal. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë vjen me golin e dytë në 25 javë të kampionatit holandez. Në ndeshjen e së shtunës mbrëma mes Tëente dhe Heerenveen, miqtë kanë dal me një fitore 2-3 e cila i afron me kualifikueset e Europa League. Selahi ruan vendin e titullarit me ekipin e Tëente dhe në këtë takim bën atë që askush nuk e priste.
Në minutën e 72’ skuadra e Heerenveen po udhëhiqte me rezultatin 1-3. Nga mesfusha shfaqet Selahi dhe përpara tij sulmuesit po prisnin asistin perfekt por mesfushori ndryshoi plane. Duke e kthyer mbrojtjen e kundërshtarëve në një autostradë mesfushori 21 vjeçar bën gjithçka vet duke realizuar një gol fantastik. Një gol që veç shifrava 2-3 nuk ndryshoi shumë në marrjen e pikëve. Megjithatë nga ana personale Lindon Selahi është një xhevahir që jemi me fat ta shohim edhe me fanellën e Kombëtares.