Menaxheri i Elseid Hysajt, Xhuifredi, nuk e njeh më diplomacinë kur vjen puna në rastin e mbrojtësit shkodran. Ky i fundit është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Valencian, në formën e huazimin me të drejtë blerje.
Gjithçka do të varet edhe nga numri i ndeshjeve që Hysaj do të luajë tek ekipi spanjoll. Nëse luan pjesën më të madhe të tyre, atëherë kartoni i tij do të blihet përfundimisht. Nga ana tjetër, Xhuifredi është shprehur se gjithçka duhet të mbyllet brenda ditës së nesërme:
“Marrëveshja me ekipin e Valencias është afër, por koha është vërtet shumë e pakët. Napoli duhet të jetë i shpejtë që të gjejë marrëveshjen me ekipin spanjoll. Gjithçka duhet të mbyllet nesër, ose transferimi do të ishte shumë i vështirë”, ka thënë Xhuifredi. /Shqiperia.ch/