Rashford ka shkaktuar polemika të mëdha në rrjetet sociale, ndërsa pas golit të parë që shënoi ndaj Chelseat, zgjodhi të bënte shqiponjën.
Simboli i shqiptarëve do t’i jepte fat yllit të Junajtid, pasi do të realizonte edhe një gol tjetër në fitoren spektakolare me rezultatin 4-0. E si mund të mungonte reagimi nga Kuriri? Nuk kishte sesi! Media e madhe serbe e ka quajtur një skandal të “Premier League”, duke e krahasuar me Shaqirin:
“Një skandal i madh në Premier League, atje ku Rashfordi ka festuar me shqiponjë te goli ashtu si edhe Shaqiri në Rusi. Këtu ka disa pikëpyetje, për mënyrën sesi është ndierë shoku i tij, Nemanja Matiç, ndërkohë që gjendej në stol”, thotë mes të tjerash “Kurir”. /Shqiperia.ch/