![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2019/08/ajaj.png)
Një ide gjeniale vjen nga një pjesëtar i “Tifozave Kuq e Zi”, besnikëve të përjetshëm të Kombëtare. Në datën më të veçantë në jetën e tij, atë të martesës, ka ardhur edhe gjithë kreativiteti i vitit. “O sa mirë me u martu ohejj ohejj”, ishte slogani kryesor.
E ideuar në një ndeshje futbolli, nuk kishte sesi ky sport të mos gjendej prezent edhe në këtë datë. Nga njëra anë është burri që mban shallin e Shqipërisë, ndërsa gruaja në tjetrën që mban flakadanin. “Ndeshje e përkryer”, kështu cilësohet ky organizim që do të mbahet në 4 gusht. /Shqiperia.ch/