Thirrjet rraciste ndaj ekipeve shqiptare, në arenat ballkanike dhe ato europiane, tashmë janë bërë një gjë e zakonshme. Rasti i fundit ishte ndaj skuadrës së Feronikellt në Sllovaki. Në ndeshjen ndaj Slovan Batislava, e vlefshme për kualifikueset e Europa League, vendasit provokuan me thirrje rraciste. “Kosova është Serbi”, ishte fraza më e përdorur në shkallët e stadiumit sllovak duke shkaktuar një gjendje psikologjike jo të mirë tek e gjithë organika e ekipit shqiptar.
Kthimi i restos është mënyra më e mirë ndaj padrejtësive dhe mungesës së respektit. Ndaj në ndeshjen e sotme të kthimit, kanë qenë rradha e tifozëve shqiptarë për të mbrojtur identitetin. Tifogrupi “Tigrat e Zi”, prezent me një numër të madh tifozësh në stadium, janë dëgjuar vazhdimisht të thërrasin; UÇK, UÇK. Mbrojtësit më të mirë të Kosovës janë aty për çdo rast kur në arenat popullore përdoret rracizmi si formë e shkeljes së identitetit kombëtar./Shqiperia.ch/