
Hapoel Netanja ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Hapoel Haifas, atje ku ka shkëlqyer edhe futbollisti shqiptar, Jahmir Hyka. Ky i fundit arriti të shënonte me një gjuajtje nga distanca, duke përfituar edhe emocione të mëdha.
I gjithë stadiumi nisi të thërriste në kor emrin e Hykës, për shkak të mënyrës sesi arriti të realizonte. Një histori e vjetër edhe në këtë sezon të ri nisi për sulmuesin shqiptar, duke lënë menjëherë gjurmë në ndeshjen e Kupës. /Shqiperia.ch/