
Ashtu si edhe Armando Broja, një tjetër futbollist me kualitete të jashtëzakonshme që i përket produktit të Anglisë dhe Shqipërisë U-21, është Geraldo Bajrami. “Shqiperia.ch” ka shkruar shumë herë për këtë lojtar, që i përket një kalibri tjetër.
Alban Bushi do t’i jepte mundësinë ndaj Turqisë U-21 në takimin e luajtur në vendin tonë, atje ku Bajrami jo vetëm që ishte i pakalueshëm dhe dallies me fizikun e tij, por edhe duke shkaktuar panik konstant në zonën kundërshtare me duelet ajrore.
Mbrojtësi kuqezi ka qënë kapiten te Birminghami U-23, ndërsa së fundmi i kanë ofruar rinovimin e kontratës me dy vite të tjera. Në Angli shprehen se kjo skuadër mund ta marrë në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm që të luajë në “Championship”, duke e provuar në këto teste miqësore që po zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Por pengesa e vetme ka qënë një dëmtim që po e shqetëson disi Bajramin, që gjithsesi sheh një të ardhme të ndritur. /Shqiperia.ch/