Në Botërorin e femrave, Suedia është eliminuar në gjysmëfinale nga Hollanda me rezultatin 1-0, ndërsa goli ka ardhur në minutën e 99. Koha e rregullt nuk prodhoi gola dhe histori, ndërsa gjithçka u vendos në shtesë.
Por i gjithë ky eliminim i hidhur ka kaluar pa shumë rëndësi në Suedi, pas panikut të ardhur në minutën e fundit dhe lutjet e shumta që shkuan për protagonisten. Lojtarja me origjinë shqiptare që është edhe ylli i asaj Kombëtare, Kosovare Asllani, ka rënë menjëherë në tokë pas një dueli në ajër.
Topi ka goditur nga afër fytyrën e Asllanit, që ka marrë një dëmtim shumë serioz në qafë. Do të duhej ardhja e barrelës për ta larguar nga fusha e lojës, ndërsa menjëherë ka mbërritur në spital. Situata ishte shumë serioze dhe kjo dukej lehtësisht kur lojtarja shqiptare reagoi me vonesë momentin e parë, pasi ra në tokë. /Shqiperia.ch/