Një lajm i minutës së fundit vjen nga Italia, atje ku Milani zyrtarisht është përjashtuar nga Europa League për shkak të Fair Playt financiar. Në kushte të tilla, ka ndikim edhe në axhendën e klubit shqiptar, Kukësit.
Fillimisht verilindorët do të ndeshen me Debrecenin në turin e parë, ndërsa shorti i rezervoi Romën në atë pasardhës. Por tashmë këta të fundit do të marrin vendin e Milanit të përjashtuar, për të shkuar direkt në grupe. Nëse Kukësi arrin të kaloj Debrecenin, atëherë do të ndeshet me Torinon. /Shqiperia.ch/