Një përballje titanësh do të jetë ajo e 3 korrikut, atje ku kundër njëri-tjetrit do të jenë Dritan Barjamaj dhe Dzevad Poturak. Ky i fundit është një emër shumë i njohur, pasi është legjenda e Bosnjes në kikboksin botëror,
Ky takim do të vlej për titullin kampion Europë në organizatën botërore të KOK, e cila ndryshe quhet edhe King of Kings. Flitet pikërisht për Barjamaj, luftëtarin e parë shqiptar të MMA-së dhe një nga më të mirët në kategorinë e rëndë, që tashmë do të ndeshet me Poturak në kikboks. Kjo përballje është rregulluar nga Evren Dalipi, që është edhe menaxheri i parë shqiptar në sportet luftarake si boksi, kikboksi dhe MMA. /Shqiperia.ch/