Kevin Dalipi është thirrur nga skuadra e parë e Arisit, për t’u provuar në këtë fazë përgatitore që do të zhvillojë skuadra greke. Më parë ky mbrojtës ka qënë pjesë e të rinjëve të West Hamit. Vetëm 18-vjeç dhe me një të ardhme të ndritur, ky është shansi i parë i vërtetë për talentin e Shqipërisë.
Nëse arrin të bind drejtuesit e klubit grek, atëherë do të ketë mundësinë të luajë në “Europa League”. Ambientimin do e ketë edhe më të lehtë, pasi atje gjendet futbollisti tjetër shqiptar, Migjen Basha. Përgatitja dhe ajo pak eksperiencë e marrë në kampionatin anglez, do e bëj Dalipin që të kalojë provën e Arisiti, për të qënë nën urdhërat e trajnerit Savva Pantelidis në sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/