Kosovare Asllani ka marrë gjithë vëmendjen në Kupën e Botës, duke qënë protagoniste në fitoren e Suedisë kundër Kilit dhe Tajlandës. Por festimi pas një goli të shënuar nuk ka ardhur me shqiponjë, ashtu siç jemi mësuar më herët nga futbollistja që përfaqëson Suedinë.
E pyetur nga mediat se përse nuk e ka treguar simbolin e prejardhjes, Asllani do të shprehej: “Jam e uritur për ta bërë një festim të tillë. Ju e dini historinë dhe Kosova është shumë krenare për mua, ashtu si edhe unë për të. Kjo është ajo që ka rëndësi”, ka thënë Kosovare Asllani. /Shqiperia.ch/