Kukësi ka peshkuar kundërshtarin më të vështirë të mundshëm në turin e dytë të “Europa League”, pasi do të ndeshet me Romën nëse arrin të kaloj Debrecenin. Por këtu ka vend edhe për një përjashtim, pasi nëse zyrtarizohet dalja e Milanit nga ky kompeticion, atëherë Roma kalon menjëherë në grupet e “Europa League” dhe është Torino si kundërshtar i mundshëm i Kukësit.
Në mediat pranë klubit të Torinos ndërkohë kanë nisur të analizojnë Kukësin. Kjo pasi për Debrecenin dinë mjaftueshëm informacione, në krahasim me ekipin e Superiores
Madje në informacionet e kërkuara për Kukësin nga mediat pranë Torinos, gjendet edhe portieri Maurice Gomis. Ky i fundit ka dalë nga të rinjtë e Torinos, megjithëse nuk e ka bërë asnjëherë debutimin në ekipin e parë. Një transferim erdhi edhe te Kukësi, atje ku nuk gjeti hapësirat e duhura, përpara se të mbërrinte te Spal-i. Prandaj nëse kjo përballje do të ndodhte, atëherë një ndihmë e madhe Torinos sa i përket njohjes së Kukësit, do t’i vinte nga Gomis. /Shqiperia.ch/