
Kosova do të përballet ndaj Malit të Zi në mbrëmjen e sotme, në një takim mjaft të veçantë. Në krahun e kundërshtarëve, pritet që kapiten të jetë Fatos Beqiraj.
Pra një futbollist me origjinë shqiptare, që do të lider në përballjen kundër dardanëve. Por teksa kemi mbetur peng pas Beqirajt, te Mali i Zi janë edhe dy lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Sead Hakshabanoviq, ose me mbiemrin e saktë Hakashabanaj. Mesfushori në fjalë vjen nga Tuzi dhe zgjodhi të përfaqësonte Malin e Zi. E njëjta gjë vlen edhe për portierin Damir Lulanoviq, ose më saktë Lulanaj, që ka të njëjtën origjinë sa i përket prejardhjes së tij. /Shqiperia.ch/