You are here
Home > Kombëtarja > Luftë e bërë kot për t’ia marrë Shqipërisë, futën edhe Taren për ta mbajtur në stol

Luftë e bërë kot për t’ia marrë Shqipërisë, futën edhe Taren për ta mbajtur në stol

Në listën zyrtare që do të publikohej nga Reja për dy ndeshjet e Shqipërisë, do të ishte edhe emri i Hysen Memollës, megjithëse nuk figuroi përfundimisht. Media italiane zbuluan edhe një prapaskenë, se përse u largua ky futbollist në orët e fundit nga kuqezinjtë.

Salernitana do të luante ndeshjet e “Play-Out” në Serinë B, ndërsa ky klub administrohet nga Klaudio Lotito, që ka edhe Lacion. Në kushte të tilla, Igli Tare ka telefonuar trajnerin e Shqipërisë, për të mos grumbulluar Memollën. Kjo pasi ky i fundit nuk do të kishte shumë hapësirë te Kombëtarja, për të pasur minuta në fushën e lojës.

Megjithatë ky lojtar nuk është preferuar as në formacionin zyrtar të Salernitanës, në përballjen ndaj Vencias. Pjesa e parë është duke u mbyllur në rezultatin 2-0, ndërsa Hysen Memolla ndodhet në pankinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top