
Në listën zyrtare që do të publikohej nga Reja për dy ndeshjet e Shqipërisë, do të ishte edhe emri i Hysen Memollës, megjithëse nuk figuroi përfundimisht. Media italiane zbuluan edhe një prapaskenë, se përse u largua ky futbollist në orët e fundit nga kuqezinjtë.
Salernitana do të luante ndeshjet e “Play-Out” në Serinë B, ndërsa ky klub administrohet nga Klaudio Lotito, që ka edhe Lacion. Në kushte të tilla, Igli Tare ka telefonuar trajnerin e Shqipërisë, për të mos grumbulluar Memollën. Kjo pasi ky i fundit nuk do të kishte shumë hapësirë te Kombëtarja, për të pasur minuta në fushën e lojës.
Megjithatë ky lojtar nuk është preferuar as në formacionin zyrtar të Salernitanës, në përballjen ndaj Vencias. Pjesa e parë është duke u mbyllur në rezultatin 2-0, ndërsa Hysen Memolla ndodhet në pankinë. /Shqiperia.ch/