
Shqipëria vazhdon të përgatitet për takimin e parë ndaj Islandës, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Këtë herë është ndryshuar vendodhja, pasi nuk do të vazhdohet më te “Tropikali” në Durrës”, por skemat do të zbatohen në Frankfurt të Gjermanisë.
Futbollistët janë nisur në orën 09:00 nga Rinasi, për të mbërritur në Gjermani. “Shqiperia.ch” mëson se lojtarët e Kombëtares kanë mbërritur fillimisht në Koln, atje ku kanë bërë edhe një ndalesë për të drekuar.
E si mundej që të mos bëhej fjalë për një biznes shqiptar? Shqiptarët janë të shpërndarë kudo në Europë dhe botë, e sidomos kur bëhet fjalë për në Gjermani që janë të shumtë. Stafi kuqezi ka drekuar në restorantin e çunit të xhaxhait të Milot Rashicës, duke bërë edhe disa fotografi nga aty. Menjëherë më pas ka nisur edhe rrugëtimi drejt Frankfurtit, teksa pritet që stërvitja e parë të kryhet në orën 17:00. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/