You are here
Home > Kombëtarja > Po me Shkëlzen Gashin çfarë bëhet? Tifozët i humbi me Zvicrën, tani nuk po gjen as ekipin

Po me Shkëlzen Gashin çfarë bëhet? Tifozët i humbi me Zvicrën, tani nuk po gjen as ekipin

Shkëlzen Gashi është ende në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën. Megjithëse është shkëputur prej disa muajsh nga Kolorado, sulmuesi shqiptar nuk e ka gjetur strehën e re për të vazhduar si futbollist.

Ndoshta edhe vetë Gashi po heziton paksa, pasi nuk kërkon një zhgënjim të rradhës. Sa i përket Kombëtares, duket se në një farë mënyre e ka humbur atë që në takimin me Zvicrën. Tifozët shqiptarë kanë përjetuar ndoshta zhgënjimin më të madh në jetë me kuqezinjtë, kur Gashi gaboi i vetëm përballë portierit të helvetëve, për të barazuar shifrat në 1-1.

Pengu më i madh, megjithëse kjo i përket së shkuarës. Në mediat zvicerane u përfol se futbollisti kuqezi do t’i bashkohej elitës së Zvicrës, por ende mungon një interesim konkret. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top