
Shkëlzen Gashi është ende në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën. Megjithëse është shkëputur prej disa muajsh nga Kolorado, sulmuesi shqiptar nuk e ka gjetur strehën e re për të vazhduar si futbollist.
Ndoshta edhe vetë Gashi po heziton paksa, pasi nuk kërkon një zhgënjim të rradhës. Sa i përket Kombëtares, duket se në një farë mënyre e ka humbur atë që në takimin me Zvicrën. Tifozët shqiptarë kanë përjetuar ndoshta zhgënjimin më të madh në jetë me kuqezinjtë, kur Gashi gaboi i vetëm përballë portierit të helvetëve, për të barazuar shifrat në 1-1.
Pengu më i madh, megjithëse kjo i përket së shkuarës. Në mediat zvicerane u përfol se futbollisti kuqezi do t’i bashkohej elitës së Zvicrës, por ende mungon një interesim konkret. /Shqiperia.ch/