You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri që rriti Elseid Hysajn te Juventusi? Presidenti i Napolit: Për mua do të ishte qejf!

Trajneri që rriti Elseid Hysajn te Juventusi? Presidenti i Napolit: Për mua do të ishte qejf!

Maurizio Sarri po përflitet se do të marrë Juventusin për sezonin e ardhshëm. Këtu flasim pikërisht për trajnerin që ka formuar mbrojtësin shkodran, Elseid Hysajn.

Një eksperiencë e gjitha për t’u harruar kjo e këtij sezoni sa i përket italianit në krye të Chelseat. Pavarësisht se londinezët gjenden në finalen e “Europa League”, londinezët nuk kanë bindur aspak me nivelin e treguar në kampionat. Presidenti i Napolit, De Laurentis, ka folur edhe sa i përket kalimit të Sarrit te Juventusi: “Nuk do të më surprizonte nëse ndodhte një gjë e tillë. Në fakt, për mua do të ishte shumë qejf”, ka thënë Laurentis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top