
Maurizio Sarri po përflitet se do të marrë Juventusin për sezonin e ardhshëm. Këtu flasim pikërisht për trajnerin që ka formuar mbrojtësin shkodran, Elseid Hysajn.
Një eksperiencë e gjitha për t’u harruar kjo e këtij sezoni sa i përket italianit në krye të Chelseat. Pavarësisht se londinezët gjenden në finalen e “Europa League”, londinezët nuk kanë bindur aspak me nivelin e treguar në kampionat. Presidenti i Napolit, De Laurentis, ka folur edhe sa i përket kalimit të Sarrit te Juventusi: “Nuk do të më surprizonte nëse ndodhte një gjë e tillë. Në fakt, për mua do të ishte shumë qejf”, ka thënë Laurentis. /Shqiperia.ch/