You are here
Home > Kombëtarja > Lutet të mbyllet kampionati, zviceranët: Ajeti më i keqi, i shënoi me kokë lojtari…1.67 i gjatë

Lutet të mbyllet kampionati, zviceranët: Ajeti më i keqi, i shënoi me kokë lojtari…1.67 i gjatë

Arlind Ajeti po kalon momentin më të vështirë të karrierës me ekipin e Grashopërsit. Këta të fundit kanë rënë matematikisht nga elita e futbollit zviceran, ndërsa luten që gjithçka të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Tifozët ia ndërprenë ndeshjen e parafundit që po e humbisnin me rezultatin 4-0, duke i kërkuar lojtarëve që të dorëzonin fanellat.

Por Grashopërsi u rikthye sërish në fushë, këtë herë duke u mundur me rezultatin 6-1 ndaj Young Boysit. Një tjetër turpërim për mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajetin, që ishte një nga personazhet negativ të mbrëmjes. Sipas prestigjozes ‘Blick”, ky ishte futbollisti më i dobët në fushë: “Qendërmbrojtësi i Grashopërsit dukej keq me kokë, aqsa e pëson edhe nga Asale (vetëm 1.67 i gjatë) dhe Hoarau. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top