
Arlind Ajeti po kalon momentin më të vështirë të karrierës me ekipin e Grashopërsit. Këta të fundit kanë rënë matematikisht nga elita e futbollit zviceran, ndërsa luten që gjithçka të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Tifozët ia ndërprenë ndeshjen e parafundit që po e humbisnin me rezultatin 4-0, duke i kërkuar lojtarëve që të dorëzonin fanellat.
Por Grashopërsi u rikthye sërish në fushë, këtë herë duke u mundur me rezultatin 6-1 ndaj Young Boysit. Një tjetër turpërim për mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajetin, që ishte një nga personazhet negativ të mbrëmjes. Sipas prestigjozes ‘Blick”, ky ishte futbollisti më i dobët në fushë: “Qendërmbrojtësi i Grashopërsit dukej keq me kokë, aqsa e pëson edhe nga Asale (vetëm 1.67 i gjatë) dhe Hoarau. /Shqiperia.ch/