Një ndeshje e jashtëzakonshme do të jetë ajo që do të zhvillohet në kampionatin e Kosovës, atje ku Llapi do të ndeshet ndaj Prishtinës. Të dyja këto skuadra janë në luftë deri në momentin e fundit, për të fituar titullin kampion.
Shumë e ndezur është situata edhe mes tifozerive, që kërkojnë të karikojnë maksimalisht dashurinë e tyre të përjetshme. Por së fundmi ajo që ka hapur debat, ishte reagimi i Prishtinës në faqen zyrtare: “Vetëm 700 bileta janë kërkuar nga kundërshtari i nesërm. Bla, bla…bla! Ishte pikërisht ky shkrim i kryeqytetasve, që në Kosovë po diskutohet edhe si i tepruar, apo edhe si mungesë e profesionalizmit. /Shqiperia.ch/