
Video që bëri xhiron e mediave europiane përpara vetëm disa ditësh, ishte intuita e madhe e mbrojtësit të Liverpulit, Van Dijk, që i solli fitoren ekipit të Klopit ndaj Njukasëll me rezultatin 2-3. Arnold duhej të krosonte nga krahu i djathtë në minutën e 85 të takimit, por ishte pikërisht mbrojtësi i njohur që bëri gjithçka që topi t’i lihej Shaqirit për krosim. Pikërisht pas atij harkimi do të vinte edhe goli i fitores.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe ndaj Barcelonës, në golin e tretë të Liverpulit. Van Dijk shfaqi të njëjtën intuitë për Shaqirin, megjithëse këtë herë nuk ndikoi në të njëjtën mënyrë.
Pasi Milneri ishte në aksionin e sulmit, Van Dijk tregoi nga pas shpinës me gisht se duhej t’i pasohej Shaqirit për të krosuar. Pikërisht nga aty do të vinte edhe goli i tretë i anglezëve, megjithëse në këtë rast Milner e bëri vetë atë veprim, pa e parë shenjën e Van Dijk. Por edhe kjo video është duke u shpërndarë shumë në mediat angleze, që mbeten të habitur nga intuita e mbrojtësit holandez sa i përket Xherdan Shaqirit. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/
Van Dijk ordering Trent that Shaqiri should take the free kick. He takes it and provides us the winning goal. One of our best decisions made all season, my leader, my CB. pic.twitter.com/g6ypkaCY1e
— Samuel (@VintageSalah) May 4, 2019