You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ E diela e golave për shqiptarët, Kristi Qose i shënon vendit të parë në Sllovaki

VIDEO/ E diela e golave për shqiptarët, Kristi Qose i shënon vendit të parë në Sllovaki

Kjo e dielë ka qënë fantastike për legjionarët shqiptarë të cilët luajnë në Europë. Këtë herë ishte momenti që Kristi Qose të realizonte në Sllovaki, madje këtë e ka bërë ndaj vendit të parë, Slovan Bratislavas.

Mesfushori shqiptar ka gjetur golin e tre pikëve për Ruzemberok, në atë fitore me rezultatin 3-2. Një gjuajtje e fortë në limitet e zonës, e ka bërë të pamundur për portierin që të reagojë, pavarësisht se sfera shkoi në krahun e tij. Një tjetër lojtar që duhet pasur vëmendje, pasi Qose gjithmonë e ka dëshmuar se ka kualitete të mëdha për t’u bashkuar me Kombëtaren. Në kohën e fundit kjo dëshirë u bë realitet me Panuçin, megjithëse nuk u aktivizua për asnjë minutë te kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top