
Kjo e dielë ka qënë fantastike për legjionarët shqiptarë të cilët luajnë në Europë. Këtë herë ishte momenti që Kristi Qose të realizonte në Sllovaki, madje këtë e ka bërë ndaj vendit të parë, Slovan Bratislavas.
Mesfushori shqiptar ka gjetur golin e tre pikëve për Ruzemberok, në atë fitore me rezultatin 3-2. Një gjuajtje e fortë në limitet e zonës, e ka bërë të pamundur për portierin që të reagojë, pavarësisht se sfera shkoi në krahun e tij. Një tjetër lojtar që duhet pasur vëmendje, pasi Qose gjithmonë e ka dëshmuar se ka kualitete të mëdha për t’u bashkuar me Kombëtaren. Në kohën e fundit kjo dëshirë u bë realitet me Panuçin, megjithëse nuk u aktivizua për asnjë minutë te kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/