Muriqi ka arritur të gjejë sërish rrjetën në Turqi, me ekipin e Rizesporit. Futbollisti i Kosovës është duke shkëlqyer në këtë vit futbollistik, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.
Në barazimin me rezultatin 2-2 ndaj Ankaragucu në transfertë, Muriqi nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë, për të barazuar shifrat në minutën e fundit të takimit. Pas një kontakti në zonë, arbitri e ka parë në VAR gjithë rastin e aksionit të Rizesporit, për të akorduar penalltinë.
Ndërkohë në fundin e pjesës së parë sulmuesi shqiptar kishte realizuar një tjetër gol, që u anulua nga VAR-i. Një tjetër lajm i mirë për Muriqin, është fakti se nuk u ndëshkua me karton të verdhë dhe është i gatshëm për ndeshjen e rradhës kundër Galatasarait. /Shqiperia.ch/