De Biazi pritet që gjatë kohëve në vijim të rikthehet si trajner, por këtë herë sërish me Kombëtare. Kjo nisur edhe nga eksperienca e mëparshme, teksa pas historisë së arritur me Shqipërinë, italiani dështoi totalisht te Alaveshi.
Në një intervistë për mediat italiane, trajneri është shprehur se ka kontakte të rëndësishme nga një Kombëtare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk përjashton edhe ofertat që mund t’i vijnë nga ekipet e tjera.
“Kam humbur dy oferta të vërteta: “Frosinone dhe Venecia”. Sa i përket Veronës, nuk jam kontaktuar kurrë dhe ka një mundësi që të shkoj në një ekip Kombëtar. Kam pasur një kontakt të rëndësishëm dhe po e vlerësoj. Gjithsesi do të shoh për zgjedhjen më të mirë”, ka thënë ish-trajneri i Shqipërisë. /Shqiperia.ch