You are here
Home > Kombëtarja > Presidenti i Luganos për Sadikun: E di edhe vetë që nuk është mirë, që në kohën e Levantes

Presidenti i Luganos për Sadikun: E di edhe vetë që nuk është mirë, që në kohën e Levantes

Armando Sadiku nuk ndodhet në nivelin më të mirë të mundshëm, ndërsa problemet e Spanjës me Levanten po i shfaq edhe te Lugano. Vetëm ajo kryevepër ndaj Bazelit është pak për t’u mbajtur mend nga ana e sulmuesit tonë, që nuk po jep atë që të gjithë presin në Zvicër.

Në këtë mendim është edhe vetë presidenti i Luganos, Angelo Renzeti. Në një prononcim të shkurtër për “Ticinonews”, është shprehur se Sadiku e di edhe vetë gjendjen e tij, se nuk është në më të mirën e mundshme. “Sadiiku po vuan sepse e di edhe vetë që nuk është në nivelet më të mira. Kjo pasi mori atë dëmtimin serioz vitin e kaluar kur u lëndua me ekipin spanjoll të Levantes”, ka thënë Angelo Renzetti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top