
Armando Sadiku nuk ndodhet në nivelin më të mirë të mundshëm, ndërsa problemet e Spanjës me Levanten po i shfaq edhe te Lugano. Vetëm ajo kryevepër ndaj Bazelit është pak për t’u mbajtur mend nga ana e sulmuesit tonë, që nuk po jep atë që të gjithë presin në Zvicër.
Në këtë mendim është edhe vetë presidenti i Luganos, Angelo Renzeti. Në një prononcim të shkurtër për “Ticinonews”, është shprehur se Sadiku e di edhe vetë gjendjen e tij, se nuk është në më të mirën e mundshme. “Sadiiku po vuan sepse e di edhe vetë që nuk është në nivelet më të mira. Kjo pasi mori atë dëmtimin serioz vitin e kaluar kur u lëndua me ekipin spanjoll të Levantes”, ka thënë Angelo Renzetti. /Shqiperia.ch/