You are here
Home > Kombëtarja > Italianët nuk përmbahen me Dermakun: E ka mendjen te merkato, ishte thjeshtë…katastrofë!

Italianët nuk përmbahen me Dermakun: E ka mendjen te merkato, ishte thjeshtë…katastrofë!

Një interes të jashtëzakonshëm ka nga ana e skuadrave italiane për mbrojtësin kuqezi, Kastriot Dermaku. Ky i fundit ka zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Kosenzës, duke qënë thjeshtë i pakalueshëm në Serinë B.

Bolonja është duke e kërkuar me ngulm këtë lojtar, por edhe shumë skuadra të tjera, që gjenden edhe jashtë Italisë. Të gjithën këtë vëmendje, Dermaku nuk po e përdor në mënyrën më të mirë, pasi ka ndikuar shumë në ndeshjen e fundit. Kosenza do të humbiste me rezultatin 4-2 në transfertë ndaj Beneventos, ndërsa në këto realizime, mbrojtësi shqiptar ishte fajtor në 3 nga 4 golat e pësuar në total.

“TifoCozena” është e para që kritikon ashpër Dermakun, duke e quajtur katastrofale gjithë performancën e tij ndaj Beneventos., ndërsa vë në dukje faktin se e gjitha kjo vjen vetëm nga merkato.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top