
Një interes të jashtëzakonshëm ka nga ana e skuadrave italiane për mbrojtësin kuqezi, Kastriot Dermaku. Ky i fundit ka zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Kosenzës, duke qënë thjeshtë i pakalueshëm në Serinë B.
Bolonja është duke e kërkuar me ngulm këtë lojtar, por edhe shumë skuadra të tjera, që gjenden edhe jashtë Italisë. Të gjithën këtë vëmendje, Dermaku nuk po e përdor në mënyrën më të mirë, pasi ka ndikuar shumë në ndeshjen e fundit. Kosenza do të humbiste me rezultatin 4-2 në transfertë ndaj Beneventos, ndërsa në këto realizime, mbrojtësi shqiptar ishte fajtor në 3 nga 4 golat e pësuar në total.
“TifoCozena” është e para që kritikon ashpër Dermakun, duke e quajtur katastrofale gjithë performancën e tij ndaj Beneventos., ndërsa vë në dukje faktin se e gjitha kjo vjen vetëm nga merkato. /Shqiperia.ch/