You are here
Home > Kombëtarja > Kampioni i botës bën gati valixhet, është koha që De Biazi të rikthehet si trajner

Kampioni i botës bën gati valixhet, është koha që De Biazi të rikthehet si trajner

De Biazi është shumë pranë marrjes së një pankine, pas shumë kohësh pune si analist sportiv. Një aventurë e dështuar ishte ajo e italianit te Alaveshi, pasi u largua nga Shqipëria. Këtë herë janë mediat prestigjoze italiane që shprehen se De Biazi do të marrë Veronën.

Trajneri aktual i saj, kampioni i botës Fabio Groso, është thuajse i shkarkuar nga skuadra. E ndodhur në mesin e renditjes dhe pa asnjë pretendim të vetëm për t’u ngjitur në Serinë A, drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me ish-trajnerin e Shqipërisë. Ndeshja e rradhës e Veronës do të jetë me Peskarën dhe një tjetër humbje në këtë takim, ashtu si edhe pritet, do të vuloste gjithçka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top