
De Biazi është shumë pranë marrjes së një pankine, pas shumë kohësh pune si analist sportiv. Një aventurë e dështuar ishte ajo e italianit te Alaveshi, pasi u largua nga Shqipëria. Këtë herë janë mediat prestigjoze italiane që shprehen se De Biazi do të marrë Veronën.
Trajneri aktual i saj, kampioni i botës Fabio Groso, është thuajse i shkarkuar nga skuadra. E ndodhur në mesin e renditjes dhe pa asnjë pretendim të vetëm për t’u ngjitur në Serinë A, drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me ish-trajnerin e Shqipërisë. Ndeshja e rradhës e Veronës do të jetë me Peskarën dhe një tjetër humbje në këtë takim, ashtu si edhe pritet, do të vuloste gjithçka. /Shqiperia.ch/