Në ditën e djeshme të 1 prillit, Atalanta kishte vendosur të bënte një stërvitje krejtësisht të veçantë për futbollistët. Berisha, Gjimshiti dhe gjithë ekipi i Belgramos është stërvitur si në një kantier ndërtimi.
Me lopata, blloqe betoni, kova dhe gjithçka tjetër që i përket materialeve të ndërtimit, lojtarët kanë kaluar një ditë jo të zakonshme. Një gjetje më vete kjo e Atalantës, që në të njëjtën kohë i bën futbollistët të vlerësojnë edhe më tepër pikën ku ata kanë mbërritur.
Duke ditur se kjo është mënyra e jetesës për shumë shqiptarë, padyshim që këtë situatë e ka përjetuar më së shumti Berisha dhe Gjimshiti. Padyshim, edhe mes humorit ka gjithmonë një mesazh për t’u dhënë. /Shqiperia.ch/