Shqipëria U-16 është grumbulluar në Durrës, ndërsa afrohet gjithmonë e më shumë turneu UEFA Development. Bëhet fjalë për kompeticionin që do të luhet mes datave 3-8 prill në Slloveni. Kuqezinjtë tanë do të përballen me Perunë, Italinë dhe Slloveninë.
Futbollistët tanë do të largohen nga Durrësi në 3 prill, ndërsa takimin e parë do ta luajnë në datën 4 prill. Tranjeri Elvin Beqiri ka bërë publike listën e lojtarëve që janë të grumbullur, ku spikaten futbollistë që luajnë në klube elitare të Europës. /Shqiperia.ch/