You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mesfushori rumun sheh ende ëndrra me Shqipërinë: Sikur t’i mundnim në Europian!

Mesfushori rumun sheh ende ëndrra me Shqipërinë: Sikur t’i mundnim në Europian!

Mesfushori 29-vjeçar, Aleksandru Chipciu, ka dhënë një intervistë për mediat rumune gjatë ditës së djeshme. Teksa gazetari e pyet futbollistin në fjalë, se çfarë do të ndryshonte në karrierën e tij, përgjigja e Chipciu është e menjëhershme:

“Unë do të ndryshoja rezultatin me Shqipërinë në Europian. Nëse ne do të kishim fituar, do të shkonim më tej”, tha mesfushori i Rumanisë. Në atë përballje Chipciu ka qëndruar në stol, duke parë dorëzimin pa kushte të bërë nga ana e shokëve të tij të skuadrës, ndaj Shqipërisë.

Nëse Rumania do e fitonte takimin ndaj kuqezinjve, atëherë do të dilte edhe nga faza e grupeve, pasi e kishte grumbulluar një pikë më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top