Kristiano Ronaldo ishte protagonisti absolut i takimit mes Juventusit dhe Atletikos së Madridit, që u mbyll me rezultatin 3-0. Portugezi arriti të dërgonte i vetëm bardhezinjtë më tej në “Champions League”, falë aftësisë së jashtëzakonshme në gjetjen e rrjetës.
Por ajo që nuk është vënë re nga askush, është mënyra e festimit të Ronaldos. Në një moment të caktuar të takimit, portugezi ia ka kthyer reston Simeones dhe nuk i ka lënë asgjë mangut, nisur nga festimi i njëjtë i trajnerit të Atletiko Madridit në ndeshjen e parë. /Shqiperia.ch/