Naser Aliji është kthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa nuk po humb asnjë ndeshje me Dinamon e Bukureshtit, duke qënë në fushë për 90 minuta. Këtë herë ka ardhur fitorja e dytë rradhazi, ndaj një kundërshtari si Calaria me rezultatin 2-0.
Mbrojtësi shqiptar ka treguar sërish një nivel shumë të mirë në fushë, duke qënë i pakalueshëm në krahun e majtë. Madje në minutën e 83 të takimit Aliji do të merrte një goditje të rëndë me shpatull nga kundërshtari, por e vazhdoi ndeshjen deri në fund pa u ankuar.
Me bilancet si të ishte në një ndeshje boksi, kështu ka dalë futbollisti shqiptar nga fusha në ditën e sotme, ndërsa tregon edhe njëherë se është kandidati kryesor për të marrë vendin e Agollit te Shqipëria. /Shqiperia.ch/