Fiorin Durmishaj mbetet çështja më e nxehtë e këtyre ditëve, me sulmuesin shqiptar që po ideon një lëvizje të guximshme, për të lënë Shqipërinë e për t’iu bashkuar Greqisë. Ende asnjë vendim zyrtar i marrë nga ana e lojtarit, por në vendin fqinj presin vetëm hedhjen e firmës.
Kështu sipas lajmeve të fundit nga mediat greke, afrimi i Durmishaj është një kapitull i mbyllur. Federata Greke e Futbollit do të njoftojë atë të Shqipërisë, për të mbyllur edhe çështjet burokratike, që sulmuesi shqiptar të jetë i lirë. Kjo pasi Durmishaj ka luajtur më parë me Shpresat e Shqipërisë.
Por edhe nga një vëzhgim i futbollistit në profilin e tij në “Instagram”, fotot që i përkisnin me fanellën e kuqezinjve, janë zhdukur të gjitha si me magji. /Shqiperia.ch/