You are here
Home > Kombëtarja > Berisha duhet të largohet nga Atalanta, trajneri dëshiron ruletën që e fundos shqiptarin

Berisha duhet të largohet nga Atalanta, trajneri dëshiron ruletën që e fundos shqiptarin

Padyshim që idetë e Gasperinit e fundosin tërësisht portierin shqiptar, Etrit Berisha. Fillimi i sezonit nuk ishte aspak i mirë për gardianin e Kombëtares, që e pa veten në stol dhe të aktivizohej si titullar portieri i ri i Atalantës, Golini.

Do të ishte trajneri Gasperini ai që do të hidhte një ide të re sa i përket zgjedhjes së portierëve, që lë vend për shumë diskutime: “Do të luajnë që të dy portierët. Më parë ishte momenti i Golinit, tani i Etrit Berishës”. Kështu do të shprehej trajneri i Atalantës, që tashmë e ka riulur portierin shqiptarin në stol.

“Golini ka qënë vendimtar në disa raste me Fiorentinën dhe ne kishim nevojë për portierin. Ai luajti në fillim, ishte rradha e Berishës dhe tashmë sërish Golini. Unë mendoj se është koha kur nuk ka më portier të parë apo të dytë”, është shprehur Gasperini. Megjithëse ide të tilla, e shtyjnë gardianin e Kombëtares të mendojë edhe largimin, pasi mosha 30-vjeçare tregon se nuk janë edhe të shumta vitet në dizpozicionin e Berishës për të qënë në fatin e ruletës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top